Ngjarjet e datës 1 Mars 2021
- Komuna e Kamenicës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës do të bëjnë përurimin e urës së vendosur nga FSK. (Fshati Hajnoc në Kamenicë, ora 9:00)
- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Naser Pajaziti për vepren penale vrasje e rëndë dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)
- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtim organizon diskutim me temën “Zero Diskriminim ndaj Grave dhe Vajzave”. (Zyret e SIT në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, ora 14:00)