Vetëm pak orë më parë, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi e shkarkoi nga detyra Sekretarin e Përgjithshëm, Izedin Bytyqi.
Edhe pse në vendimin e shkarkimit nuk jepen shumë detaje për këtë shkarkim, media ka mësuar në detaje “prapaskenat” deri tek ky vendim i Ministrit Arban Abrashi.
Siç merret vesh, shkak për shkarkimin e tij është Nexhat Krasniqi, i kthyer së fundi në pozitën e Drejtorit të Prokurimit në këtë ministri.
“Shkak për shkarkimin e sekretarit Bytyqi, është vendimi i këtij të fundit që Nexhat Krasniqin nga Departamenti i Integrimeve ta kthejë në pozitën e Drejtorit të Prokuorimit në Ministrinë e Infrastrukturës”, tha ky burim.
Por, si ndodhi që Bytyqi ta kthej në këtë post Nexhat Krasniqin?
Meret vesh se ishte Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës ai i cili e kishte “detyruar” sekretarin e deri sotëm të MI-së, Izedin Bytyqi që ta ndërmarë një veprim të tillë.
“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, para disa ditësh ia kishte ndalur gjysmën e rrogës Izedin Bytyqit, për shkak të mos zbatimit të vendimit, që Nexhat Krasniqin ta kthej në postin e drejtorit të Prokurimit. Pas këtij vendimi të Këshillit, Bytyqi vendos që ta rikthej Krasniqin në pozitën e drejtorit të Prokurimit, nga drejtori i Integrimeve”, tha ky burim. Kontakti me ta ka qenë i pamundur.