Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behgjet Shala, në një intervistë tha se përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialog me Serbinë është kundër pavarësisë së Kosovës.
Madje, sipas tij, ai vazhdimisht ia ka mbajtur anën Serbisë me qëndrimet e tij. Për këtë ai kërkon që politikanët në vend të mos e takojnë atë gjatë vizitës në Kosovë.
“Në ndërkohë, nuk është hera e parë që Lajçaku del kundër pavarësisë së Kosovës, ndonëse thotë se i deleguari për bisedime e përfaqëson politikën e BE-së e jo qëndrimin personal ose të shtetit nga ai vjen, që nuk e ka njohur Kosovën, ashtu edhe Borelli thjesht se ka pasur shumë reagime, të cilat e kanë kundërshtuar, por gjithmonë ia ka mbajtur anën Serbisë, serbëve në Kosovë”.
Lajçaku do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.