Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Szunyog thotë se me Lumezin visedoi për ndjekjen penale dhe luftën kundër korrupsionit të lartë.
Ai shton se BE pret rezultate më të mira sesa “progresi i kufizuar” në Raportin e ardhshëm të 2021.
“Takim i mirë sot me Kryeprokurorin e Shtetit Aleksandër Lumezi. Shkëmbime të hapura për ndjekjen penale dhe luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. BE pret rezultate më të mira sesa ‘progresi i kufizuar’ për Raportin e ardhshëm të 2021!”, shkruan ai.