Analisti Belul Beqaj tha se çështja e partneritetit me Turqinë është i një rëndësie strategjike ndërkohë që nuk duhet lënë pas dhe Izraeli si një shtet shumë i fuqishëm.
Vendimi përfundimtar i administratës së qeverisë Kurti për këtë çështje, sipas analistit, duhet të ndjekë logjikën e vendimit të administratës Biden.
“Në një kohë të caktuar kemi qenë konformist në kuadër të kërkesave të administratës Trump e cila u pa se synimin e ka pasur të gabuar,” – tha Beqaj teksa solli në vëmendje se janë shumë çështje të cilat po rihapen si pasojë e gabimeve serioze të bëra nga politika e jashtme.
Belul Beqaj sqaroi më tej se është krijuar një ide se administrata aktuale domosdoshmërisht duhet të ndjekë logjikën e politikës se jashtme.
"Ka rishikime thelbësore sa i takon marrëveshjeve që ka bërë administrata Trump. Shihet qartë se kemi të bëjmë me një rishikim dhe raporti i qeverisë së re të Albin Kurtit besoj se duhet të analizohet dhe vlerësohet varësisht nga rishikimet që bën administrata Biden", ka thënë Beqaj
Sa i takon çështjes Kosovë-Serbi, analisti Beqaj ishte i mendimit se jo vetëm duhet riformatuar dialogu dhe përmbajtja e tij por i duhet kushtuar shumë vëmendje nga Albin Kurti. Në këtë kontekst edhe kjo marrëveshje, sipas tij, duhet të jetë nën spektrin e analizës së administratës Biden.