Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton opinionin publik se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim Drejtori i Përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Siç njofton kumtesa ata janë shoqëruar në Polici për tu intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer.
Me aktvendim të prokurorit të shtetit të lartcekurit janë ndaluar për 48 orë.
“Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Porkurorial i Kosovës, do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë.