(E plotësuar 20:13) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duket se nuk është bindur as pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, që dialogu të jetë prioriteti i parë ose i dytë – dhe jo i katërti.
“Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”.
“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – për BE-në, Kosovën dhe Serbinë, si dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”.
Ai ka thënë se “qytetarët kanë vendosur më 14 shkurt”, derisa ka thënë disa herë se nuk është kundër dialogut parimor.
“Qytetarët e Kosovës kanë vendosur më 14 shkurt. Unë nuk jam kundër dialogut në parim, jam për dialog parimor dhe unë përfaqësoj qytetarët e Republikës të cilët na kanë bërë fitues në mënyrë plebishitare”.
A është folur për një datë se kur mund të rifillojë vazhdimi i dialogut?
“Nuk mund të ketë datë, sepse duhet të formojmë një herë qeverinë. Duhet të përfundojë numërimi, rinumërimi dhe të bëhet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve. Qeveria e re e Kosovës do të ketë edhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të gjitha aspektet e tjera të ekzekutivit, përfshirë edhe raportet me Brukselin dhe dialogun me Serbinë”.
I pari i Vetëvendosjes tha se diplomati sllovak e ka uruar për fitoren në 14 shkurtit.
“Me këtë rast na e uroi fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit. Biseduam për procesin zgjedhor në Kosovë. Diskutuam edhe për dialogun me Serbinë. I tregova që ne një herë duhet të formojmë qeverinë, që jemi të interesuar të kemi një bashkëpunim pozitë-opozitë në legjislaturën e tetë sa i përket raporteve me Serbinë, për çka ai ishte dakord”.
Kurti tregon se a kanë diskutuar për hartën e Lajçakut, ku Kosova u pa si pjesë e Serbisë
Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i cili foli për media.
Kurti u pyet nga gazetarët se a është diskutuar gjatë takimit për hartën e publikuar nga Lajçak ku Kosova u pa si pjesë e Serbisë.
Kurti tha se nuk e ka pyetur atë për këtë hartë.
“Nuk kemi diskutuar për atë”, tha Kurti pas përfundimit të takimit.
Harta ku Kosova u paraqiti si pjesë e Serbisë u pa në një konferencë virtuale të Lajçakut dhe e cilat solli reagime të shumta në vend.
BE për këtë hartë tha se ka qëndrim neutrale teksa Lajçak pati publikuar përsëri të njejtën hartë, ku sqaroi se Kosova nuk u paraqit si pjesë e Serbisë.
***
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duket se nuk është bindur as pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi që dialogu të jetë prioriteti i parë ose i dytë.
“Më informoi me procesin e dialogut në përgjithësi. Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”.
“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”.
Përfundon takimi Kurti-Lajçak
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/01/850x636_65-696x439-11614623432.jpg)
Ka përfunduar takimi mes përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, i cili ka zgjatur për një orë dhe ata nuk janë prononcuar për mediat.
Ky është takimi i parë i diplomatit sllovak në vizitën treditore që ka nisur sot në Kosovë.
Ai nesër në orën 08:00 do të zhvillojë takim me ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, për të vijuar me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe më pas me liderët e partive politike.
Pas Kosovës, Lajçak do të qëndrojë për vizitë në Serbi më 3 dhe 4 mars, dhe në Mal të Zi më 4 dhe 5 mars.
***
Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi ka nisur nga ora 18:00 derisa nuk është bërë e ditur se cila ka qenë tema e takimit.
Ata nuk janë deklaruar ende për media.
Lajçak arrin në zyre të Kurtit
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/01/850x636_auto_156222992_532397854408502_3960870834728334108_n-600x36016146183981614618618.jpg)
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë, Mirosllav Lajçak ka shkuar te zyret e VV-së në Prishtinë.
Aty do të takohet me kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin.
Ndryshe, këtë takim e ka konfimuar edhe vetë Kurti.
Ndërkohë, Lajçak do të zhvillojë vizitë tri-ditore në Kosovë, më pas do ta vizitojë edhe Serbinë.