Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka folur për takimin e Albin Kurtit me përfaqësuesin special të BE-së, Mirosllav Lajçak.
Krasniqi ka shkruar se Kurti nuk e paska thënë asnjë fjalë për hartën e Lajçakut ku kufiri Kosovë – Serbi është vetëm administrativ.
“Kurti që dha dorëheqje gjoja për “thikat mbi harta” në Ëashington, asnjë fjalë s’ia paska thënë në takim Lajçakut për hartën e tij ku kufiri Kosovë – Serbi është vetëm administrativ. Asnjë pyetje për sqarim madje”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kurti që dha dorëheqje gjoja për “thikat mbi harta” në Ëashington, asnjë fjalë s’ia paska thënë në takim Lajçakut për hartën e tij ku kufiri Kosovë – Serbi është vetëm administrativ. Asnje pyetje për sqarim madje.
Asnjë fjalë e kundërshtim për deklaratat e Lajçakut se Kosovës mund t’i duhet ta ndërrojë Kushtetutën për të akomoduar kërkesat e Serbisë për Asociacion. Asnjë pyetje sa për sqarim.
Qëndrimi i Kurtit dhe afërsia e tij me Lajçakun s’përbëjnë befasi. Është përafrim krejt i parashikuar. Që në momentin kur Kurti ndërroi qëndrimin për Asociacionin dhe gradualisht po bëhet bartës i këtij projekti.