Alma Lama nga LDK, ka kritikuar Vetëvendosjen sa i përket qëndrimit për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Sipas saj, ata që i kanë fituar zgjedhjet po tregojnë papjekuri institucionale, shteterore dhe diplomatike, e që pritet të bëjnë qeverinë në Kosovë.
Postimi në Facebook:
Papjekuri institucionale, shteterore dhe diplomatike nga ana e atyre qe kane fituar zgjedhjet, e qe pritet te bejne qeverine ne Kosove, ne raport me Izraelin dhe vendosjen e ambasades ne Jeruzalem.
Por edhe ne raport me partnerin tone strategjik, SHBA-ne.
Krijojne dilema, aty ku s’duhet te kete, krijojne konflikte aty ku mund te shmangen.