Komisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbia, Miroslav Lajçak thotë se Serbia nuk e fsheh faktin se ndryshimi i kushtetutës është në agjendë.
Ndryshimi i Kushtetutës sipas tij është gjë normale kur arrin marrëveshej ndërkombëtare.
“Absolutisht! Serbia natyrisht nuk e fsheh faktin se ndryshimi i kushtetutës është në agjendë. Padyshim se ne e dimë se preambula e Kushtetutës së Serbisë thotë se Kosova është pjesë e Serbisë, andaj këtu gjërat janë të qarta. Ky është parim i njohur.
Siç kam thënë, ne presim që kjo të ndodhë sepse ka ndodhur sikur në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera. Kjo gjë është normale sepse kur u bashkohesh konventave ndërkombëtare apo arrin marrëveshje ndërkombëtare, atëherë këto duhet të reflektohen edhe në legjislacionin kombëtar. Kjo nuk është gjë e re, dhe Kosova e di këtë shumë mirë.”, deklaroi ai.