Ka reaguar vëllai i Shkumbin Mehmetit, Petriti,
Petrit Mehmeti në profilin e tij në Facebook, ka reaguar duke thënë se ky shkrim nuk i vëllait të tij Shkumbinit.
Ndërsa, dokumentin e publikuar nga familja e veprimtarit të LDK-së e ka quajtur si një spekulim.
Ja reagimi i Petrit Mehmetit në Facebook:
Kërkoj nga Haki Imeri të mos e lakojë emrin e vëllaut tim, Shkumbin Mehmetit në gjëra që nuk qëndrojnë.
E dimë se Hakiu ka problemet e veta te mjaftueshme me të cilat mund të merret. Nuk është e nevojshme e as e vërtet publikimi i atij lloj “dokumenti” i bërë publik më 1 mars 2021 nga ana e tij në gazetën Kombëtare “BOTA SOT”. Nuk do të dëshiroja të ketë këso lloje spekulimesh nga ana e tij dhe as e dikujt tjetër.
Përveç kësaj, ai shkrim nuk është i Shkumbinit.