I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkuar për takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.
Lajçak dje u takua me Albin Kurtin, ndërsa sot e filloi ditën duke u takuar me Osmanin, për të vazhduar më pas me Hoxhajn dhe Hotin.
Pas përfundimit të takimit me Osmanin, Lajçak tha se në Kosovë ka ardhur me disa mesazhe.
Ai ka theksuar e për çështjen e dialogut i duhet spektrit politik unitet i plotë, meqë ai nuk i takon vetëm një partie apo vetëm qeverisë.