Lëvizja Vetëvendosje, edhe pas numërimit të votave të mërgatës, ka fituar bindshëm karshi partive të tjera.
LVV-ja, në bastionin e PDK-së, në Drenas, pas numërimit të votave të diasporës, ka fituar bindshëm, ku ka ‘thyer’ bastionin e PDK-së.
Sipas disa të dhënave nga QNR, për votat e mërgatës në Komunën e Drenasit, po del që bastioni i PDK-së në Drenicë nuk ekziston më.
Kështu ka bërë të ditur kandidati për deputet nga VV, Enver Dugolli përmes një postimi në Facebook.
Ai shkruan se, kjo frymë e ndryshimit e parë gjithandej gjatë fushatës.
Postimi i plotë:
Sipas disa të dhënave nga QNR, për votat e Mërgatës së DRENASIT, po del që bastioni i PDK-së në Drenicë nuk ekziston më.
Zatën këtë frymë ndryshimi e kam pa gjithandej gjatë fushatës, mirëpo "magjia" e klasës së vjetër politike e bëri të vetën!
Por jo edhe gjatë.
E këtë më së miri po na dëshmojnë bashkatdhetarët tanë!
Nga 888 vota të aprovuara:
VETËVENDOSJE! = 449
PDK = 402
Të tjerë...