Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, është deklaruar lidhur me mossigurimin e vaksinave anti-COVID për Kosovën.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se po ndodhë ajo që i është frikësuar më së shumti dhe do jemi nga vendet e fundit jo vetëm në Evropë, por edhe në botë që do të furnizohemi me vaksina.
Sipas tij, kalkulimet e Qeverisë për premtimet me vaksina do të shkojnë në dëm të shëndetit të qytetarëve.
“Sa të zgjasë kjo agoni, vaksina nuk do të kemi dhe faktura e rrymës për frigoriferët bosh të vaksinave do të rritet“, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Vaksinat askund, frigorifereët bosh!
Po ndodh ajo që jam frikësuar më së shumti, do të jemi nga vendet e fundit jo vetëm në Evropë por edhe në botë që do të furnizohemi me vaksina.
Pandemia COVID-19 nuk ishte prioritet i qeveriseë në ikje e si duket nuk do të jetë as i qeverisë në ardhje.
Për më keq qeveria që pritet të vij ka filluar premtimet ne? stilin e fushatës zgjedhore por për vaksinat asnjë angazhim asnjë fjalë.
Preokupimi i tyre nuk duket të jenë vaksinat e as vaksinimi por prodhimi edhe i një krize të re qeveritare me synim dërgimi i vendit në zgjedhje me shpresën se mund të marrin ndonjë votë më shumë.
Ky kalkulim do të shkoj në dëm të shëndetit të qytetarëve.
Sa të zgjasë kjo agoni, vaksina nuk do të kemi dhe faktura e rrymës për frigoriferët bosh të vaksinave do të rritet.
Kështu çdo ditë do të rritet edhe numri i rasteve pozitive dhe rasteve të vdekjes së qytetarëve tanë.