Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin që publikuan pak më parë mediat, se një person është therur me thikë në lagjen “Nic”.
“Rreth orës 13:30 policia ka marrë informatën për një person i cili ka kërkuar ndihmën mjekësore në QKUK për shkak të lëndimeve nga një mjet i mprehtë.
Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në fshatin Çagllavicë”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci ka thënë se policia menjëherë ka filluar me trajtimin e të gjitha informacioneve që ndërlidhen me rastin dhe aktualisht ka nisur një hetim me qëllim zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.