Ish emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka shpeshtuar reagimet kundër Albin Kurtit, i cili doli fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Pas reagimit të cilin e bëri në ditën e sotme, ku tha se Kurti është anti-amerikan, kërkoi që të ndalet nga ekipi i presidentit të tanishëm të Amerikës, Joe Biden.
Ndërkaq, në reagimin e dytë në Twitter, Grenell ka rikujtuar kohën kur Kurti ka hedhur gaz lotsjellës brenda Parlamentit.
“Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Cicërima e plotë e Grenellit:
Albin Kurti hodhi gaz lotsjellës brenda Parlamentit të Kosovës, në përpjekje për ta ndalur demarkacionin me Malin e Zi, të përkrahur nga Presidenti Obama.
Joe Biden, po ashtu, kërkonte në atë kohë Kurti që ta përkrahte Demarkacionin – dhe ai zgjodhi rrugën e terrorizmit
Albin Kurti threw tear gas into Kosovo’s parliament in an effort to stop the President Obama supported demarcation with Montenegro.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 2, 2021
Joe Biden also urged Kurti at the time to support the demarcation - and he resorted to terrorism instead.https://t.co/91qV6tQUNH