Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka zbuluar detaje nga takimi i kryetarit në largim të LDK-së, Isa Mustafa, me të dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas kësaj kumtese, Mustafa në takim e ka falënderuar Lajçakun për bashkëpunimin dhe e ka njoftuar rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.
Kurse, bëjnë me dije për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociushëm.
Ja komunikata e plotë:
Sot, kryetari i LDK-së, z. Isa Mustafa, ka pritur në takim të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, z. Miroslav Lajçak.
Kryetari Mustafa e falënderoi z. Lajçak për bashkëpunimin dhe e njoftoj rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.
Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociushëm.
Ndërsa, orientimi ynë mbetet ruatja dhe kultivimi i parneritetit me aleatët tonë perendimor.