Kandidatja për kryetare të LDK-së, Melihate Tërmkolli thotë se proceset zgjedhore brenda LDK-së nga viti 2010 ishin komuniste.
Tërmkolli thotë se Isa Mustafa e shëndrroi LDK-në në patericë të PDK-së dhe VV-së.
“Proceset zgjedhore në LDK nga 2010 ishin procese komuniste.
Nga këto procese nuk mund të presësh rezultate. Isa Mustafa me kompaninë e njerëzve të tij e solli këtu LDK-në. Me Isa Mustafën LDK ishte vetëm patericë e PDK-së e pastaj e VV-së.”, deklaroi ajo.