Richard Grenell ka replikuar Albin Kurtin, duke thënë e quajtur përsëri anti-amerikan, sepse sipas tij, ky i fundit e ka kundërshtuar Klintonin, Obamën e Bushin.
Kandidati për deputet i Vetëvendosjes, Dimal Basha i ka reaguar Richard Grenellit duke e quajtur edhe tyxhar të Trumpit.
Ai i ka renditur disa nga veprimet e tij të cilat sipas Bashës kanë qenë fyese, ndër to është ajo çka ka përdor gjuhë raciste ndaj afrikano-amerikanëve dhe ka krijuar teori konspirative duke thënë se Obama nuk ka lind në Amerikë.
Postimi në Facebook:
Grenelli hala ish tu sill nëpër Twitter. Kish thanë që Albin Kurti është anti-amerikan sepse e ka kundërshtu Klintonin, Obamën e Bushin.
Qe një krahasim për këtë loçkën!
Ky u kanë tyxhar i Trumpit, i cili
1️⃣ ka përdor gjuhë raciste ndaj afrikano-amerikanëve dhe ka krijuar teori konspirative duke thënë se Obama nuk ka lind në Amerikë,
2️⃣ e ka quajtur Hillary & Bill Clinton gënjeshtarë duke i akuzuar me sendet më t’liga të mundshme,
3️⃣ dhe ka fyer të gjithë familjen Bush, përfshi Bushin senior.
Gjatë gjithë kohës ky e ka përkrah Trumpin. Dhe kush na qenka "anti-amerikani” në këtë mes?
Jemi me fat që amerikanët ia treguan vendin këtij palaço dhe se dëgjon askush më. Bile shefin e tij edhe Twitter e ka përzan për shkak të gjuhës ‘anti-amerikane’ që ka përdor ?