(E plotësuar 23:55) - Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës në rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur se dy persona janë ndaluar në stacionin e policisë pas një mosmarrëveshje në trafik.
Ai tha se rasti ka ndodhur në ora 22:20.
“Në ora 22:20, policia është njoftuar për një rast,në të cilën kanë qenë të përfshira dy vetura, konkretisht drejtuesit e tyre.
Rasti, sipas të dhënave fillestare ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjeve në trafik të drejtuesve të dy makinave. Rasti është duke u trajtuar në SP “Jugu” në Prishtinë”, tha ai.
Incident afër QNR-së, ka edhe arrestime
Dyshohet se një incident ka ndodhur në Qendrën e Numrimeve të Rezultateve.
Raportohet se janë arrestuar disa persona.
Policia e Kosovës ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin.
Media do ju mbaj të informuar.