Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Liri Loshi përmes një postimi në Facebook thotë se Ramush Haradinaj nuk do të bëhet president.
“Mos u lodhni me debatu rreth Ramush Haradinajt se a do të bëhet president a jo. Nuk bëhet”, shkruan ai në Facebook.
Në këtë postim ka pas edhe qëndrime të ndryshme, ndërsa Liri Loshi i është përgjigjur.
“Kijameti nuk qenka larg”, shkruan një qytetar.
Ndërkaq, Liri Loshi thotë se “megjithatë ka me pas detyra të rëndësishme në të ardhmen”./Bota sot