U.D presidentja Vjosa Osmani ka takuar themeluesin e Universtetit Popullor Shqiptar në Zvicër, Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër.
Ajo tha se miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë duke theksuar angazhimin e Leuenbergerut për të ndihmuar shqiptarët.
Postimi:
Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë.
Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër në Zvicër, i doli në ndihmë mërgatës sonë në Zvicër me nismën e tij për integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane, me ç’rast themeloi Universtetin Popullor Shqiptar.
z. Leuenberger u angazhua kaq shumë për të ndihmuar shqiptarët kur pak njerëz besonin në potencialin tonë, e vazhdon të besojë fuqishëm se mundësitë më të mira dhe sukseset më të mëdha i kemi përpara.
Në këtë frymë edhe u dakorduam të kultivojmë tutje bashkëpunimin tonë e unë kisha kënaqësinë që ta falenderojë atë në emër të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pakyrsyer që u dha shqiptarëve në kohët më të vështira.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/03/auto_157353561_1946520752176846_7815189596472246104_o-1024x6821614759413.jpg)