Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, është ndër më të zëshmit që nga dorëheqja e Isa Mustafës si kryetar i partisë.
Zgjedhja e kryetarit të ri do të bëhet me 14 mars, ku do të mbahet kuvendi zgjedhor.
Rugova, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga ajo që po sheh, ka frikë që Isa Mustafa me shokë po e synon zgjedhjen e një kryetari klanesh, përcjell Bota sot.
“Kryetari i partisë apo një kryetar klanesh. Nga ajo që po shoh, kam frikë që Isa Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën”, ka shkruar Rugova në Facebook./BS/