Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ditën e sotme ka qëndruar në Shqipëri ku ka prezantuar kandidatët e VV-së për zgjedhjet në Shqipëri.
Kurti nga aty është shprehur se shqiptarët kanë nevojë për ndryshim.
Tutje, para gazetarëve tha se për formimin e Qeverisë do të kenë më shumë se 61 deputetë.
Ai theksoi se nuk do të kenë nevojë për të bërë kompromise me “eksponentë të regjimit të vjetër”.
I pyetur nëse ka pasur takim mes Kurtit, Osmanit e Murat Jasharit për postin e Presidentit, ai tha se një takim i tillë s’ka ndodhur dhe posti i presidentit do t’i takojë Vjosa Osmanit.
“Çështjes së një kompromisi të aluduar me zonjën Osmani dhe zotin Murati nuk ka pasur një takim të tillë ne e kemi bërë koalicioni parazgjedhor me Vjosa Osmanin prandaj zgjedhjet ishin referendum, populli nuk bën kompromise por dëshiron ndryshime”, u shpreh Kurti.