Zyrtari i LDK-së, Bardhyl Meta, ka reagua ndaj bashkpartiakës së tij, Melihate Tërmkollit.
Tërmkolli në një emision televiziv ka kërkuar që Lumir Abdixhiku të largohet nga LDK-ja, pasi që, sipas saj, ai është prurje e Isa Mustafës në këtë parti.
E kjo deklaratë e saj ka bërë që Meta të reagon përmes një postimi në Facebook.
Meta thotë se Tërmkolli e paska përzanë Lumirin dhe po dojka me reformua dhe rikthye LDK-në në fron.
Meta tutje në postimin e tij, ka ironizua me Tërmkollin, duke i thënë se ‘na ke nimu, na ke * nanën”.
Postimi i plotë:
Melihate Tërmkolli - “Sekuritasi n’Derë t’LDK-ës”! - Paska përzanë Lumir Abdixhikun!?
Termkolli po dojka me “Re’formue” dhe rikthye LDK-në n’Fron - tue përzanë personalitete e kuadro të LDK!
- Paska fillue me Lumir Abdixhikun dhe Akademiket!
Po flet e “lexon dosje për njerëz”?!
Sapo e lexova se paska deklaruar, se:
- “Pse, kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në?”
“Kush e ka sjell Lumirin aty”? “Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”
Paska dosje a?
Ku osht shkollu bre..., ku..., bash tregona, çka flet “Dosja” Melihate...?!
Euuuu ku po dojka i Madhi zot me na farue nga do “Pronarë” e “Pronare” të LDK-së e “t’vërtetave të “Saj”...!
-Kishe po pakohen “pronaret”, këta po shtohen?
Qysh i tha ajo plaka Bajram Rexhepit: ... valla na ke nimu, na e ke *i at’ nanë...!
P.S. Shkojnë - e vijnë - n’LDK, dhe qesin prap Kanun e shkelma...