Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me numërimin e votave nga diaspora.
Nga votat e numëruar deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje, e Albin Kurtit është duke prirë bindshëm me vota.
Për këtë Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes, ka thënë se diaspora e bën ndryshimin.
“Jo rastësisht kemi thënë: Mërgata i prin ndryshimit”, ka shkruar ai.
Ndryshe, VV deri me tani LVV-ja ka marrë 31,807 vota, apo 77% në total.