Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin për një vjedhje që ka ndodhur tek Albi Market që ndodhet tek “Santea”
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve.
Burimet kanë bërë të ditur se grabitësit kanë arritur që grabisin paratë nga arka e këtij marketi. Ndërkohë që dyshohet se grabitësit janë refugjatë në Kosovë.