Ka përfunduar numërimi i votave të mërgatës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Ndërkaq, të enjten priten të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka falënderuar mërgatën për mobilizimin e tyre në zgjedhje.
Po ashtu, ajo ka shkruar në Facebook, se kontributin e tyre, do ta kthejnë me shërbim ndaj vendit, ndaj tyre dhe qytetarëve që jetojnë në Kosovë!
“Ju ishit ata që i pritë ndryshimit të madh në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Postimi i plotë:
Faleminderit nga ❤ mërgata jonë që edhe përkundër padrejtësive që KQZ bëri ndaj jush, u mobilizuat aq shumë në zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e Kosovës!
Ju ishit ata që i pritë ndryshimit të madh në Kosovë.
Kontributin tuaj, do t'ua kthejmë me shërbim ndaj vendit, ndaj juve dhe qytetarëve që jetojnë në Kosovë!