Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), pas vdekjes së Murat Jasharit, të dënuarit për veprën tentativë vrasjeje ndaj Azem Vllasit, kanë thënë se i ndjeri nuk ka qenë në kujdesin e tyre qe një javë.
Një gjë të tillë e ka bërë me dije Florent Gashi nga SHKK’ja, teksa ka thënë se para një jave iu është caktuar masa e trajtimit të detyrushëm psikiatrik me ndalim në institucionit e kujdesit shëndetësor.
“Për një kohë të gjatë, sa ka qenë i praburgosur, i njejti ka qenë i shtrirë në Repartin e Psikiatrisë Forenzike. Prej para një jave nuk është më në përkujdesje të SHKK-së, sepse të njëjtit i eshtë caktuar masa e trajtimit të detyrueshem psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor”, deklaroi ai.
Lajmin për vdekjen e Jasharit e ka bërë të ditur avokatja, Fehmije Gashi Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.
“Me pikellim te thelle morra lajmin e trishte se klienti im Murat Jashari ka vdekur ne QKU ne Prishtine”, thuhet në njoftimin e saj, e cila ndër të tjera i shpreh ngushëllime familjes.
Ndaj Jasharit, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë.