Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka i ka komentuar përleshjet verbale që i ka pasur me përfaqësuesin në këtë institucion të LVV-së, Sami Kurteshin.
Dakadeklaroi se kështu më herët me përfaqësuesit e Vetëvendosjes nuk ka ndodhur.
‘’Ndoshta është mirë me kuptu Kurteshin sepse nuk i kuptoj sjelljet e tij ashtu. Edhe më 2019 kemi pas dy përfaqësues të VV-së, me të cilët kam pas raport normal dhe njerëzor, po ashtu bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, deklaroi ajo.
“Asnjëherë nuk është vë në pikëpyetje mënyra se si i kam menaxhu e votu. E çuditshme pse përnjëherë u gjithë ky mllef apo thjesht prania ime i pengon dikujt. Kurteshin asnjëherë në jetë se kam taku më herët. Nuk kam pranu të bisedoj me të jashtë mbledhjeve rreth raportit’’, shtoi tutje ajo.