Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mësohet se në mesin e deputetëve edhe këtë mandat do të jetë zëvendëskryeministri aktual, Driton Selmanaj.
Kështu po raportohet në media Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, thonë se Driton Selmanaj është në mesin e dhjetë më të votuarve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Ai ka arritur të marr vota për të qenë në mesin e 10 deputetëve më të votuar të LDK-së".
Kujtojmë që KQZ nesër me datë 4 mars do të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Në këtë zgjedhje Vetëvendosje ka fituar 58 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës 19 deputetë.
Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguaruar 8 deputetë.