Bartësi i listës së LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ishte njeriu më i votuar në LDK.
Në këto zgjedhje i dyti doli Kujtim Shala, pastaj Lumir Abdixhiku, Anton Quni e Armend Zemaj.
Kjo është top pesëshja e LDK-së.
LDK-ja në zgjedhjet e 14 shkurtit arriti të fitojë vetëm 15 deputetë.
Nga lista e siguruar shihet se Kujtim Shala është renditur i dyti për nga votat pas Avdullah Hotit, që ishte edhe kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Shala është përfolur si kandidat për kryetar të LDK-së, cila zgjedhjet e reja për udhëheqës do t’i mbajë me 14 mars.
Në rezultatet e siguruara, nuk janë të procesuara votat e diasporës, numërimi i të cilave ka përfunduar para pak orësh.