Eugen Cakolli nga KDI ka krahasuar votat dhe mandatet e fituara nga subjektet politike gjatë vitit 2019 dhe të këtij viti.
Ai ka paraqitur garfikonet në të cilat shihet se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje prej 98% në vota.
Postimi në Facebook:
Këto janë krahasimet e votave dhe mandateve të fituara nga subjektet politike kryesore në zgjedhjet e vitit 2019 dhe ato të këtij viti.
Siç mund të shihet në grafikonet e mëposhtme, LVV është subjekti i vetëm që ka shënuar rritje prej 98% në vota. Ndërsa, subjektet tjera kanë shënuar rënie në vota, që varion nga -17% (PDK) deri në -46% (LDK), e madje edhe -48% (NISMA).
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/04/auto_156606634_10208065928203006_545954705819324890_n1614847377.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/04/auto_157191476_10208065928243007_5492887157435805664_n1614847377.jpg)