Kreu i Alenacës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Pacolli arriti të marrë 11649 vota.
Këshilltari i tij, Naim Murseli në një postim në Facebook ka deklaruar se Pacolli është një nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së.
“Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së”, shkroi Murseli, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Me një rritje të votave nga zgjedhjet e fundit, dhe nga kandidatët më të votuar të listës së LDK-së, Behgjet Pacolli është gati për mandatin e tij të radhës si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së.