Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, edhe pse rezultatet s’janë shpallur akoma, tashmë po qarkullojnë lista me emrat e kandidatëve që kanë siguruar ulëse në Kuvend.
Një e tillë ka qarkulluar edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.
Më e votuar në listën e VV’së, është Vjosa Osmani me 300 mijë e 788 vota, e pasuar nga Glauk Klonjufca me 200 mijë e 641 vota, ndërsa i treti me më së shumti vota është Arben Vitia me gjithsej 107 mijë e 813 vota.
Në ndërkohë top pesëshen e përmbyll, Donika Gërvalla me 71 mijë e 720 vota dhe Vasfije Krasniqii me 60 mijë e 885.
Jashtë pesëshes më të votuar të VV’së, ka mbetur Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka rritur të marr vetëm 53 mijë e 563 vota.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/04/auto_156849539_2875016409393862_467279753224621219_n-2-436x600-11614852633.jpg)