Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi nuk ka arritur të bëhet deputet nga zgjedhjet e 14 shkurtit.
Listat përfundimtare të Komisionit Qendror Zgjedhor bëjnë të ditur se Kelmendi mori vetëm 4 mijë e 607 vota të cilat nuk arritën t’ia sigurojnë një ulëse në Parlamentin e Kosovës.
Në listën e PDK-së , Kelmendi pati numrin 16, ndërsa aderimin në këtë parti i njëjti e bëri të ditur më 12 janar.
Ramiz Kelmendi fillimisht ishte deputet nga radhët e AAK-së, ndërsa në maj të vitit 2014 kishte aderuar në PDK.
Pas kësaj, Kelmendi u largua nga PDK-ja në prill të vitit 2016 duke aderuar më pas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, në tetor të vitit 2016.
Në Qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, Ramiz Kelmendi ishte emëruar zv/kryeministër.
Së fundi Ramiz Kelmendi u kthye përsëri në Partinë Demokratike të Kosovës, në listën e së cilës kandidoi në zgjedhjet e 14 shkurtit.