Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht doli fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Zyrtari i VV-së, Arlind Manxhuka përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se Albin Kurti ka arritur që si bartës liste e kandidat për kryeministër nga LV të grumbullojë hiç më pak se 438 mijë e 334 vota.
Postimi në Facebook:
Albin Kurti, politikani që dëshmoi se me aktivizëm e sakrificë, pa nënshtrim e pa pasurim, se me dinjitet dhe pa devijuar mund të fitohet, ka arritur që si bartës liste e kandidat për kryeministër nga LV të grumbullojë hiç më pak se 438 mijë e 334 vota.