Arbërie Nagavci sot ka dy gëzimë. Indeksonline mëson se Nagavci është liruar nga spitali pasi është trajtuar disa ditë si pasojë e infektimit me Covid-19.
Nagavci po këtë ditë ka marrë konfirmimin duke fituar edhe një mandat si deputete e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.
Nagavci ka marrë plot 21 mijë e 800 vota.
“Qytetarët e Kosovës, me votën e tyre i dhanë të mbarën vendit. Në mënyrë demokratike bënë kthesën e rëndësishme drejt qeverisjes së mirë, i thanë përfundimisht mjaft keqqeverisjes dhe rrënimit të vendit, humbjes së shpresës e degradimit. Ditë të mira e presin vendin.
Faleminderit secilës aktiviste e aktivist për punën e palodhur, pa dyshime e pa u ndalur asnjëherë!
Faleminderit secilës vajzë e grua që s’u thyen dhe na besuan!
Faleminderit secilit qytetar për kulturën demokratike të votimit, për udhën që i hapën qeverisjes së re, qeverisjes së mirë, Qeverisë së Kurtit.
Faleminderit nga zemra mërgatës sonë, jeni të jashtëzakonshëm, na jepni energji, motiv e entuziazëm.
Faleminderit 438.334 votuesve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Listës Vjosa si dhe të kryetarit tonë Albin Kurti.
Faleminderit nga thellësia e zemrës secilës e secilit nga 21.800 votuesit që më ka besuar mua të drejtën e përfaqësimit. Pafundësisht mirënjohëse e thellësisht përgjegjëse për secilën votë. E motivuar për shumë punë, përkushtim e angazhim, për vendin, për të gjithë ne”, shkruan Nagavci në njoftim.