Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve te 14 shkurtit.
Lëvizje Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit do të përfaqësohet me 58 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit, ndërkohë që 39.6 për qind janë gra në këtë listë fituese.
Me ligj është e përcaktuar që minimumi një e treta e deputetëve duhet të jenë gra. Më shumë se minimumi i kërkuar ka edhe AAK-ja që doli e katërta. Nga tetë deputetë, tri janë gra.
Ndërkohë, PDK-ja si e dyta me 19 deputetë është pak nën minimumin e kërkuar. 31.6 për qind të deputetëve i ka gra. Gjithsej gjashtë deputete do të jenë në Grupin parlamentar të PDK-së.
LDK-ja ka fiks aq sa është minimumi i përfaqësimit të grave me ligj, 33.3 për qind. Nga 15 deputetë, pesë janë gra.
Gjithsej në Kuvendin e Kosovës me 120 ulëse do të jenë 44 deputete apo 36.6 për qind. Në legjislaturën e fundit ishin 39 deputete, pesë më pak se që do të jenë në legjislaturën e re.