Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, është ndër më të zëshmit që nga humbja e thellë e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe dorëheqja e Isa Mustafës, nga posti i kryetarit të partisë.
Pas publikimit të rezultateve përfundimtare, Rugova ka kritikuar prapë udhëheqësit e këtij subjekti politik. AI tha se nëse LDK nuk do të bënte koalicion me AKR-në do të përfundonte edhe më poshtë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“D.m.th bashkë me bacin Behgjet 12.6% se përndryshe edhe më poshtë. Dhe hala ka njerëz që thonë pse po flet? Haj medet ku e kanë sjellë partinë e Ibrahim Rugovës!”, shkroi Rugova, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Dmth bashkë me Bacin Behgjet 12.6% se përndryshe edhe më poshtë. Dhe hala ka njerëz që thonë pse po flet? Haj medet ku e kanë sjell partinë e Ibrahim Rugovës!