Profesori univeristar Enver Bytyçi, përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me votat që ka fituar Vjosa Osmani.
Bytyçi thotë që lista e saj mori 452.261 vota, duke e krahasuar me tre kryesuesit e listave të tri partive PDK, LDK dhe AAK morën vetëm 211 vota, gati 100 mijë më pak se Vjosa Osmani e vetme, përcjell “Bota sot”.
Ndër të tjera, profesori përmend edhe deklaratat e Mustafës duke u shprehur që ai po vazhdon të intrigojë kundër Osmanit e që edhe votat që ka marrë Lumir Abdixhiku, Anton Çuni e ndonjë tjetër përkrahës i Vjosës në LDK, janë në fakt vota për zonjën Osmani, nuk janë vota për Isa Mustafën, shton më tej profesori.
Postimi i plotë
Merhumi thoshte se Vjosa Osmani nuk merr as 5 përqind të votave. 300 mijë e 788 vota mori ajo ose tri herë më shumë se partia e merhumit. Ndërsa lista e saj e deputetëve që hyjnë në parlament mori 452.261 vota. Tre kryesuesit e listave të tri partive PDK, LDK dhe AAK morën vetëm 211 vota, gati 100 mijë më pak se Vjosa Osmani e vetme. Dy prej kryesuesve, ai i PDK-së dhe ai i LDK-së, ishin kandidatë për kryeministër, ndërsa i treti, Ramush Haradinaj, ishte kandidat për president.
Përveç Isa Mustafës, këta tre kryesuesit kam dëshirë të besoj se e kanë nxjerrë mësimin nga ky rezultat! Ndërsa Isa vazhdon me paturpësi të intrigojë kundër Vjosa Osmanit. Por edhe votat që ka marrë Lumir Abdixhiku, Anton Çuni e ndonjë tjetër përkrahës i Vjosës në LDK, janë në fakt vota për zonjën Osmani! Nuk janë vota për Isa Mustafën. Abdixhiku u la gati jashtë liste, por zgjedhësit e nxorën në vendin e tretë të fituesve të kësaj partie.
Zgjedhësit e LDK-së, që kanë zgjedhur përkrahësit e Vjosa Osmanit në këtë parti, në thelb qëndruan aty për shkak të traditës dhe jo të bindjes. Bindjen e dëshmuan me votën për reformatorët e mëdhenj të Kosovës, një pjesë e të cilëvë gjenden edhe në Lidhjen Demokratike.
Për këto arsye unë kam besim të madh te intuita, kultura politike dhe pjekuria e madhe e qytetarëve të Kosovës. Ata mandatuan Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin që ta zhvillojnë dhe ta mbrojnë Kosovën e tradhëtuar nga ish-ët në pushtet!