Haradinaj takon ambasadoren e Finlandës në Kosovë, flasin për bashkëpunimin mes dy vendëve

Aktuale

Haradinaj takon ambasadoren e Finlandës në Kosovë, flasin për bashkëpunimin mes dy vendëve

Më: 4 mars 2021 Në ora: 16:56
Pamje nga takimi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernval.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për nevojën e formimit të shpejtë të institucioneve dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.

Postimi i plotë:

Prita sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë znj.Pia Stjernval.

Diskutuam për situatën aktuale në vend dhe nevojën e konstituimit të shpejt të institucioneve të reja.

Falënderova ambasadoren Stjernval për përkrahjen e qëndrueshme të Finlandës në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe për gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve në mes dy shteteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat