Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Getoar Mjeku, ka reaguar pas akuzave dhe kritikave të ish-përfaqësuesit special amerikan për dialogun Richard Grenell, në drejtim të liderit të VV-së Albin Kurtit.
Mjeku ka ironizuar me Grenellin, duke thënë se ai tani po bën postime në shqip. Të njëjtin, juristi i VV-së e ka akuzuar se po përhap propagandë ruse kundër Kosovës, përcjell Bota sot.
Postimi i Mjekut në Facebook:
Për miqtë e mi amerikanë - Nëse pushuat nga postimet e mia në gjuhën shqipe, drejtori i inteligjencës kombëtare të Trump, Richard Grenell, tani po bën cicërima në shqip. Puna e tij aktuale është përhapja e propagandës ruse kundër Kosovës. Është një botë e vogël në të cilën jetojmë!