Ish-emisari i Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar nga administrata e Joe Biden që të dënojë deklaratat e Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë.
Grenell ka shpërndarë një artikull të EuroNews ku lideri i Vetëvendosjes thotë se do të votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Postimi në Twitter:
“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij.
Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të tij”, shkruan Grenell në Twitter.
This must be condemned by @JoeBiden and his Administration.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 4, 2021
Why is Albin Kurti talking about imploding his own country?! @StateDeptSpox @jakejsullivan @USAmbKosovo https://t.co/6SHutJ6B3g