Shefi i kabinetit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Amir Simnica është duke paralajmëruar dicka.
Ai ka postuar një fotografi në Facebook, të Besian Mustafës të shkrepur gjatë fushatës zgjedhore me mbi shkrimin: Koha është!
A po paralajmëron krahu i djathtë i Mustafës, kandidaturën e shefit të tij për kryetar partie?
LDK-ja me 14 mars do të mbajë kuvendin e ri zgjedhor, ku do të zgjedh liderin e ri të partisë, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.
Sot kjo parti ka mbajtur një takim me gjithë kryetarët e degëve për të folur rreth zhvillimeve të fundit brenda partisë.