Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka falënderuar të gjithë votuesit e këtij subjekti politik.
Abazi përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar të gjithë ata që kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për avancimin e çështjes kombëtare.
Ai shkruan se, ‘guximi i atyre që nuk janë më fizikisht me ne dhe që bënë historinë e lavdishme, kurajo, angazhimi dhe vullneti i hekurt i atyre që jetojnë në Kosovë, kontributi i të gjitha llojeve, sakrifica dhe përkujdesja e mërgatës, janë motivacioni dhe përkujtimi më i rëndësishëm dhe i përhershëm për betejat që janë para nesh’.
Postimi i plotë:
Faleminderit që keni votuar VETËVENDOSJE!
Në përkujtim të gjithë atyre, secilit, që kanë rënë për lirinë, pavarësinë dhe avancimin e çështjes së kombit tonë, duke qenë mirënjohës ndaj të gjithë atyre gjeneratave që kanë zhvilluar dhe kanë mbajtur gjallë shpirtin dhe idealin e kombit tonë, pavarësisht besimit dhe ideologjisë, atyre që kanë ushqyer idenë e bashkimit dhe kanë arritur të tejkalojnë ndarjen e përçarjen, kanë lënë anash përfitimin individual e klanor dhe që nuk janë dorëzuar!
Guximi i atyre që nuk janë më fizikisht me ne dhe që bënë historinë e lavdishme, kurajo, angazhimi dhe vullneti i hekurt i atyre që jetojnë në Kosovë, kontributi i të gjitha llojeve, sakrifica dhe përkujdesja e mërgatës, janë motivacioni dhe përkujtimi më i rëndësishëm dhe i përhershëm për betejat që janë para nesh.
Ju faleminderit secilit nga ju për besimin e dhënë!