Kandidatja për deputete, Vjosa Osmani e cila mbi 300 mijë vota ka falënderuar të gjithë votuesit që e përkrahën atë dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Osmani përmes një postimi në Facebook, thotë se kjo fitore historike i takon qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ajo shkruan se, nuk ka fjalë që mund ta përshkruan ndjenjën e thellë të mirënjohjes.
Ajo thotë se nuk ka asgjë më të shenjtë e asnjë përgjegjësi më të rëndësishme sesa ky besim i marrë.
Postimi i plotë:
Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë me besim. Sado e vështirë e me pengesa që ishte kjo rrugë, ju kurrë nuk na latë vetëm.
Ishit e mbeteni fuqia jonë më e madhe, ata që na dhatë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziazëm e shtytje përpara në kohë të mira. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë ndjenjën e thellë të mirënjohjes për besimin tuaj, prandaj FALEMINDERIT pafundësisht të gjithë 438 mijë e 334 votuesve të listës sonë të referendumit. Zëri juaj kumboi fuqishëm si kurrë më parë.
Nuk ka asgjë më të shenjtë e asnjë përgjegjësi më të rëndësishme se sa ky besim i marrë nga secili prej jush, prandaj do të punojmë që ta kthejmë atë në interes e zhvillim të vendit duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim.
Kjo fitore historike, prandaj, më së shumti e mbi të gjitha i takon qytetarëve të Republikës sonë.