Me vendim të Ministrit të Infrastrukturës, Arban Abrashi është shkarkuar Sekretari i Përgjithshëm në këtë ministri, Izedin Bytyçi. Ndërsa më pas është bërë emërimi i përshpejtuar i tij si drejtor i një Departamenti, brenda kësaj ministrie.
Izedin Bytyҫi duke qenë pjesë e Ministrisë së Infrastrukturës e ka dëshmuar se është nga zyrtarët politikë pasanikë.
Kështu ai ka deklaruar se posedon mbi 663 mijë euro pasuri të paluajtshme, duke përfshirë katër banesa, një lokal e një garazhë, të gjitha në pronësi të tij.
Ai posedon edhe një veturë luksoze në vlerën 17 mijë euro.
Bytyqi ka deklarua se ka të kursyera rreth 3 mijë euro, ndërsa mbi 16 mijë euro borxh kredi.
Të hyrat vjetore të tij kalojnë vlerën mbi 21 mijë euro. Kështu në total pasuria e tij kalon vlerën mbi 700 mijë euro./Bota sot