Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka komentuar kandidatët që kanë pasur rritje të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e fundit.
Cakolli përmendi Konjufcën i cili ka fituar 127,955 vota më shumë sesa në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, përcjell “Bota sot”.
Ai gjithashtu përmend kandidatët që patën rënien e tyre krahasuar me zgjedhjet e fundit, e që del të jetë janë Ramush Haradinaj - me 34,757 vota më pak - dhe Anton Quni - me 16,891 vota më pak.
Postimi i plotë
Ndonëse Vjosa Osmani është kandidatja më e votuar e këtyre zgjedhjeve, kandidati që ka shënuar rritjen më të madhe të votave krahasuar me zgjedhjet e fundit është Glauk Konjufca. Në zgjedhjet e 14 shkurtit ai ka fituar 127,955 vota më shumë sesa në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.
Ndërsa, kandidatët me rënien më të madhe në vota krahasuar me zgjedhjet e fundit janë Ramush Haradinaj - me 34,757 vota më pak - dhe Anton Quni - me 16,891 vota më pak.