Avokati Arianit Koci ka raguar pas arrestimeve të zyrtarëve policior që po ndodhin në Kosovë.
Ai thotë se numri i madh i arrestimeve është alarm për shoqërinë tonë.
Sipas tij, sllogani që e përdorim të gjithë me kënaqësi për Policinë nuk po del i saktë.
Ai shton se, është pozitive që këto raste për vepra penale nuk po heshtën nga policët e ndershëm.
Reagimi i plotë:
Arrestimi i një numri i madh i zyrtarëve policor të cilët janë përshirë në vepra penale, është alarm për shoqërinë tanë.
Katastrofë!
“E kemi policinë më të mirë në regjion” - sllogani që e përdorim me kënqësi, nuk po del shumë i saktë.
Në anën tjetër, është shume pozitive qe këto raste nuk po heshtën - nga ana e vet policëve të ndershëm, e që janë shumicë, dhe po veprohet me forcën e ligjit kundër të korruptuarve.
Në ato vende ku organizatat policore kanë nivel të lartë të korrupsionit dhe mungesë të kontrollit demokratik, edhe qytetarët e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me policinë, për shkak të frikës se mund të përballen me pasoja, me dhunë, me keqtrajtime apo kërcënime nga vetë policia.
Prandaj është e domosdoshme që të ndërmerren masa për parandalim sa më të hershem të sjelljeve joetike dhe korruptive të zyrtarëve policor.
Në fund të fundit shërbimet cilësore të policisë janë tregues i nivelit të lirisë dhe demokracisë në një vend.